Futboll Seria A Sport

“THUMBON” YLLIN E JUVENTUS/ Rebic: Nuk më pëlqejnë ata si ai

Në një intervistë të dhënë për Sport Week, Ante Rebic folur gjatë për karrierën e tij, por edhe në lidhje me atë që mund të jetë trajneri i ardhsëm i Milan-it, Ralf Rangni, duke zbuluar një anekdotë të veçantë nga e kaluara.

Jo vetëm, kroati ka folur edhe për sfidën e luajtur kundër Juventus 7 korrikun e kaluar, duke thumbuar Gonzalo Higuain…

“E di cilat janë cilësitë e mia: jam i fortë fizikisht, i shpejtë, luaj me të dyja këmbët. Dhe jam i fortë edhe me kokë”, ka thënë Rebic që më pas ka thumbuar Higuain-in:

“Në ndeshjen e fituar kundër Juventus-it, në një moment i kam thënë diçka Higuain-it. Nuk më pëlqejnë ata si ai që, të mëdhenj fizikisht, bien dhe rrinë në tokë për tri minuta pas çdo kontakti. E njëjta gjë vlen edhe për Bernardeschi-n”.

“Edhe Ibra merr shumë goditje, por ngrihet këmbë menjëherë dhe pa u ankuar. Disa qajnë shumë. Forca im është: kush më sulmon, më motivon”.

Në lidhje me kalimin e mundshëm të Rangnick në drejtim të Milan-it:

“Bëra një paraqitje të mirë në botërorin e zhvilluar në Brazil dhe ai, që ishte drejtor i divizionit të futbollit te Red Bull, ka marrë në telefon menaxherin tim dhe i ka thënë se më donte”.

“Mirë se erdhe te Red Bull. Zgjidh: do të luash te Salzburg-u apo Leipzig-u?’. Zgjodha Leipzig-un: ishte në kategorinë e dytë, por projekti që më tregoi Rangnick ishte i rëndësishëm, dhe faktet i kanë dhënë të drejtë”.

Related posts

Ivan Rakitic: Të gjithë flasin për Messin sepse ai është nga një planet tjetër

Sadik.Autor

PASI ARRITI AKORDIN ME JUVENTUS/ Dejan Kulusevski kryen vizitat mjekësore, ja si e presin tifozët (FOTO)

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Sulmuesi Vardy është “kafshë”, Leicester zhbllokohet në Greqi (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment