Bundesliga Futboll Sport

NDJEN PRESIONIN E MADH/ Kovac: Të gjithë rrezikojmë shkarkimin si Mourinho, sidomos…

Muajt e parë si trajneri i Bayern Mynih kanë qenë të vështirë për trajnerin Niko Kovac, që e ka parë veten shpesh në situata të vështira, sidomos atëherë kur kampionët e Bundesligës nuk arrinin të fitonin. Për një moment, Bayern e pa veten në vendin e katërt dhe u duk se shkarkimi i Kovac do të vinte nga mora në orë.

Trajneri i mbijetoi krizës edhe pse situata nuk është se ka ndryshuar shumë, pasi Bayern sërish nuk po bind, por tashmë është më pranë Borussia në renditje pas përfundimit të fazës së parë dhe ekipi bavarez u kualifikua për në turin tjetër të Champions League. Megjithatë, trajneri e di që duhet të bëjë një fazë të dytë të shkëlqyer në kampionat për të mbajtur vendin e punës.

“Që kur erdha e dija se presioni ndaj meje dhe skuadrës time do të ishte i madh, pasi këtu kërkohet vetëm fitorja. Mërzitem gjithnjë kur dëgjoj që shkarkohet një trajner edhe pse kjo është pjesë e punës tonë. Më erdhi keq edhe për Mourinho, por ashtu si ai rrezikojmë të gjithë edhe unë. Sidomos ne trajnerët që kemi ekipe të mëdha”, tha Kovac.

Por trajneri i bavarezëve beson se gjërat do të jenë më mirë në fazën e dytë. “Tani kemi kohë të mendojmë vetëm për kampionatin dhe që në janar duhet të kapim Borussia, në mënyrë që të jemi më të qetë në vazhdim, kur të nisin edhe takimet e Champions. Unë kam besim te skuadra ime, pasi e di që së bashku mund të duelojmë dhe fitojmë në fund”, u shpreh Kovac.

Related posts

VODHI ORËN E SHOKUT TË SKUADRËS/ Klubi francez bën shembull talentin e ekipit

Delo.autor

Arbitri shqiptar i jep fund beqarisë, kolegët i bëjnë një surprizë të veçantë (VIDEO)

Isa.Autor

Mourinho: Joao Mario te Unitedi? Pse jo, më pëlqen shumë

Sadik.Autor

Leave a Comment