Futboll La Liga Sport

FITOI TITULLIN ME REAL MADRID/ Ylli Hazard: Ka qenë sezoni më i dobët i karrierës time

Eden Hazard fitoi La Ligën me Real Madridin që në sezonin e tij të parë. Belgu vuajti dëmtimet e shumta, dhe nuk ishte një sezon mjaft i mirë në aspektin personal.

Hazard-epa16022019

Së fundmi Hazard ka dhënë një intervistë ku ka treguas disi zhgënjimin për sezonin e tij të dobët në aspektin personal. “Edhe pse ky nuk ishte sezoni im më i mirë i mundshëm jam shumë i lumtur që fitova titullin me Real Madridin. Këtë vit falë ekipit fituam kampionatin. Në aspektin personal mund të them se ka qenë sezoni më i dobët në karrierë”, tha Hazard. Belgu foli edhe për marrëdhënien e tij me trajnerin Zidan. “Si lojtar ka qenë ndër më të mirët.

Si trajner nuk kam asgjë për të thënë pasi titujt flasin vetë. Ai beson tek lojtarët e tij. Kjo është arsyeja se pse funksionon gjithçka”.

Related posts

I MORI JETËN këmbësorit në një aksident, Gjykata jep VENDIMIN QESHARAK për futbollistin

Isa.Autor

Manchester City përmbys rezultatin, dopietë për Sane (VIDEO)

Isa.Autor

PAS FITORES ME GENOAN/ Spalletti: Icardi duhet të bëjë më shumë, në portë kemi një qendërmbrojtës

F.autor

Leave a Comment