Futboll Seria A Sport

“TELENOVELA ICARDI” VAZHDON/ Kryetari i Bashkisë së Milanos: E dua yllin në fushë për…

Kryetari i bashkisë së Milanos, Giuseppe Sala është i njohur si tifoz i Interit dhe është ndalur të flasë për “Rainews 24” në lidhje me situatën që po kalon skuadra e tij e zemrës.

“E dua Icardin në fushë në derbin kundër Milanit me 17 mars. Edhe pse nuk jam shumë optimist, jam i mërzitur dhe i dëshpëruar”, tha fillimisht Sala.

Më pas u ndal të flasë për formën dhe lojtarët që po shkëlqejnë me Atalantan këtë sezon, duke u treguar edhe pak euforik në këtë pjesë.

“I pashë ata duke luajtur të dielën dhe i thashë vetes: Pa shikoji këta! Ndërkohë mendova për merkaton që thuhet do blihet ky apo ai… le të blejmë të gjithë Atalantan, kështu zgjidhim problemet. Gjithsesi dua ta shoh Icardin në fushë”, përfundoi kryebashkiaku.

Related posts

LËSHON AKUZA TË RËNDA/ Goran Pandev: Shqiptarët e FFM nuk ishin të lumtur, kur fituam ndaj Kosovës

Delo.autor

Liverpooli do Donnarummën, por Milani kërkon 70 mln euro

Sadik.Autor

Nuk e lidh asgjë me Gjermaninë, por ja çfarë thotë Figo për ekipin e Löw

Sadik.Autor

Leave a Comment