Futboll Kategoria Superiore Sport

DY TITUJ TË FITUAR ME TIRANËN/ Osmani bën postimin e veçantë krahë Halilit: Sa shumë gjëra për të thënë…

Tefik Osmani ndonëse nuk kishte shumë minuta me Tiranën këtë sezon, padyshim që ka dhënë edhe ai kontributin e tij për fitimin e titullit nga skuadra bardheblu.

Në fakt ky është titulli i dytë i mbrojtësit korçar me Tiranën, teksa ka fituar edhe të fundit, i cili ishte në sezonin 2008-2009.

Këtë ka kujtuar edhe Osmani, i cili ka postuar një foto në profilin e tij zyrtar në “Instagram”, ku shfaqet krahë presidentit të Tiranës, Refik Halili dhe kujton dy titujt e fituar me Tiranën, atë të 2009-ës dhe këtë të 2020-ës.

“Sa shumë vite, sa shumë gjëra për të thënë”, shkruan mbrojtësi në foton e postuar, ku sigurisht është shumë i lumtur për fitimin e këtij titulli.

109801149_740020876784451_156913092674777555_n

Related posts

E BUJSHME/ Ramsey ka kryer vizitat mjekësore për Juventusit, ja detajet e kontratës

Delo.autor

Juventusi bën “pazar” te Bayern Munich, piketon një mbrojtës të majtë

Isa.Autor

“​SHAQIRI NUK E MERITON KËTË”/ Tifozët e Liverpoolit reagojnë ashpër kundër Klopp

Isa.Autor

Leave a Comment