Futboll Seria A Sport

Neymar për Ronaldon: “Gjeniu” që do të rikthejë shkëlqimin e Seria A

Ylli i Paris Saint-Germain, Neymar, mendon se lëvizja e Cristiano Ronaldos nga Real Madridi te Juventusi do të rivendosë futbollin italian në nivelin e ditëve të lavdisë, që ai kujton nga koha e fëmijërisë. Ronaldo dhuroi një magji në Madrid, duke shënuar së paku 40 gola në secilin nga nëntë sezonet e tij në klubin e bardhë, duke fituar edhe 15 trofe të mëdhenj.

Megjithatë, pas kontributit që dha në “Santiago Bernabeu” për të siguruar një fitore të tretë radhazi të Ligës së Kampionëve, në muajin maj, Ronaldo vendosi të largohej në kërkim të një sfide të re. Dhe Neymar, i cili u rrit në një periudhë kur Juve, Inter dhe Milan ishin të gjitha në listën e skuadrave më të mira në Europë, mendon se kalimi i CR7 mund të jetë një pikë kthese për Italinë dhe Seria A.

“Largimi i Cristiano Ronaldos për te Juventusi do të ndryshojë futbollin italian. Do të jetë sërish futboll Italian, që kam parë kur isha fëmijë. Cristiano është një lojtar i madh, është një legjendë e futbollit, një gjeni, kështu që ne duhet ta respektojmë atë”.

Ai ishte një ndër emrat kryesorë, që përflitej se do të ishte pasuesi i portugezit në Madrid, por tashmë është zyrtare që Neymar do të qëndrojnë në Francë deri në përfundim të kontratës së tij, në kërkim të trofeve të tjerë me PSG.

Related posts

PAS NJË JAVE KAMPIONAT/ Klubi i Superiores për rekord, asnjë vendas në formacion

Delo.autor

RIKTHIM SPEKTAKOLAR/ Bomberi Lewandowski realizon një gol historik dhe një “MAGJI” ndaj Gladbach (VIDEO)

Delo.autor

TOTTENHAM-AJAX/ Lojtari gjakoset gjatë përplasjes së fortë, kërkon zëvendësim (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment