Futboll Seria A Sport

ZYRTARE/ Sevilla blen Suso nga Milani! Zbulohen detajet e kontratës së re

Nga marrëveshja te faktet! Sevilla zyrtarizon blerjen e Susos, që në realitet u bë i klubit andaluz 100% kur këta të fundit siguruan kualifikimin në Champions League.

Njoftimi zyrtar për shtyp i publikuar në faqen e internetit të klubit andaluzian çertifikon gjithçka:

“Sevilla ka bërë efektiv opsionin për blerjen e kartonit të Suso, në mënyrë që futbollisti ndërkombëtar nga Gaditano të bëhet një lojtar i yni për pesë sezonet e ardhshme. Suso, i lindur në Cadiz 26 vjet më parë – 19 nëntor 1993 – me rol si sulmues i krahut të djathtë – edhe pse këmba e tij mbizotëruese është e majta, ka luajtur ndeshje të shumta si i djathtë, mesfushor ose sulmues i dytë. Që nga ardhja e tij në merkaton dimërore, ka ka luajtur 19 ndeshje, me një gol dhe një asistim”.

Milani kështu zyrtarisht nuk është më skuadra e Susos.

Related posts

PLAS TEK REALI/ Publikohen përgjime që nga viti 2006, Perez: Casillas dhe Raul janë mashtrimet më të mëdha të klubit

Delo.autor

PARA NDESHJES NDAJ GENOAS/ Strinic: Stërvitja e Milanit ishte e tmerrshme

Delo.autor

TRANJERI I RI I REAL MADRID/ Solari nga tranjer i përkohshëm mund të aktivizohet për disa orë

Isa.Autor

Leave a Comment