Futboll Seria A Sport

“NUK KEMI ALIBI”/ Tare kundër të gjithëve: Lazio ishte e jashtëzakonshme këtë vit!

Drejtori i Lazios, Igli Tare, i ka dalë në mbrojtje ekipit të tij pavarësisht se javët e fundit po paraqitet shumë dobët. Zyrtari i lacialëve ka folur para ndeshjes me Juventusin për Sky Sport Italia.

“Nuk është momenti për të menduar për skenarët si do të ishte ose si do të jetë. Çdo gjë e thënë gjatë ditëve të fundit janë justifkime, por pozicioni në tabel është real. Ne erdhëm në këtë pikë me entuziazëm, kishim shpirtin e grupit me Udinesen. Nuk kemi ende të njëjtën lojë si para karantinës, por shpresojmë që ndaj Juves të kemi të njëjtin shpirt gare.

“Kemi patur shumë dëmtime. Katër javët e para pas karantinës ishin fantastike, isha shumë i kënaqur. Kur u stërvitëm si grup ndodhën gjëra të çuditshme që nuk i prisnim. Nuk ka alibi për asnjë, skuadra është këtu dhe duhet të mbyllim sezonin me rezultate sa më të mira. Askush nuk mund të harrojë se Lazio ishte e jashtëzakonshme këtë sezon. Nuk duhet të dorëzohemi, nuk ka arsye për ta bërë. Ne jemi krenar për çfarë kemi arritur dhe do të mundohemi dhe sot. Asgjë nuk është e pamundur në jetë”, – tha ai.

Related posts

HAMILTON i jashtëzakonshëm edhe në Suzuka, Vettel “lanë duart” për TITULLIN

Isa.Autor

KUKËSI-APOLONIA/ Mbrojtësi Lulaj bën “bomberin” dhe zhbllokon sfidën për “verilindorët” (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Kastrioti-Partizani, Shënon Hila për “demat”, por arbitri anulon golin

Delo.autor

Leave a Comment