Futboll Sport

E BUJSHME/ Koronavirusi zhvlerëson Neymar, braziliani parakalohet nga dy anglezë

Coronavirus ka kthyer përmbys jo vetëm futbollin, por edhe çmimet e kartonëve të futbollistëve.

KPMG Football Benchmark, kompani që analizon vlerat e futbollistëve në treg, pas shpërthimit të emergjencës Coronavirus ka vënë në dukje se çmimi i 500 futbollistëve më të kushtueshëm ka rënë me 10.3% nga shkurti, por tregu po tregon një rritje të lehtë në muajt e fundit.

Nga fillimi i pandemisë deri në muajin maj, vlera e Top 500 dhe Top 100 ka rënë respektivisht me 19.6% dhe 17.9% për shkak të pasigurisë mbi përfundimin e kampionateve të ndryshëm në të gjithë Europën.

Sipas calciofinanza.it, Manchester City mbetet klubi me vlerën më të lartë, i ndjekur nga Liverpool dhe Chelsea. Bien në renditje Real Madrid dhe Barcelona, për shkak të investimeve të limituara për faj të krizës së shkaktuar nga emergjenca. Në Top 10, në vendin e fundit, është Juventus (vlera e skuadrës është 733 milionë euro).

Nuk ndryshon përbërja e 10 futbollistëve me vlerën më të lartë, por ndryshojnë disa pozicione në renditje. Mbappe mban vendin e parë (200 milionë), i ndjekur këtë herë nga Sterling (138 milionë) dhe Sancho (135) kanë parakaluar Neymar (130 milionë, një rënie prej 18 milionësh), i cili ka përfunduar jashtë podiumit.

Asnjë përfaqësues i Serisë në renditje, që mbyllet nga Alexander-Arnold (111 milionë, i vetmi lojtar me vlerën në rritje).

Related posts

Vidal zbulon të ardhmen: Dua të fitoj gjithçka me këtë klub

Q.Autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Ronaldo do ta braktisë Manchester United në fund të sezonit, ja shkaku…

Delo.autor

PAS FITORES NDAJ PARTIZANIT/ Flet trajneri Starova: Morëm 3 pikë të rëndësishme, kemi luajtur…

Delo.autor

Leave a Comment