Futboll Kategoria Superiore Sport

KA FITUAR GJYQIN ME KLUBIN/ Tirana ka 45 ditë kohë për t’i dhënë 24 milionë lekë Memës

Ardian Mema nuk i ka kursyer urimet për Tiranën, pasi u shpall matematikisht kampione. Ai i ka dedikuar një status që të gjithë brezave, duke nisur nga Selman Stërmasi dhe për të kaluar te grupi aktual që solli titullin e 25-të.

“Urime ekipit kampion! Me këtë status dua që të uroj të gjithë brezat e futbollistëve të Tironës nga i madhi Selmam Stërmasi e deri te futbollistet që u shpallën kampionë. Një urim i veçantë shkon dhe për të gjithë tifozët e Tironës”, shkruante ish-trajneri.

E megjithatë, ai ka ende disa “hesape” për të mbyllur me bardheblutë. Kujtojmë se i është drejtuar Dhomës së Zgjidhjes së Konflikteve për pagat e prapambetura (nga gushti i 2019- ës e deri në shkurtin e 2020- ës). Pasi fitoi gjyqin në DHZK, tashmë pret vetëm që të marrë paratë. Ishte arritur fillimisht një marrëveshje “xhentëlmenësh”, por shumën prej 24 milionë lekësh nuk e ka marrë ende. Referuar edhe rregullores, tashmë klubit kryeqytetas i mbeten vetëm 45 ditë kohë për ta likuiduar Ardian Memën.

Related posts

“Marri fund zërat e dyshimtë”/ Lyoni mohon shitjen e Fekirit te Liverpooli

Sadik.Autor

NDEZ POLEMIKAT PËR TË ARDHMEN E “PLESHTIT”/ Guillem Balague: Messi do të transferohet në Premier tek klubi…

Delo.autor

BETIS-BARCELONA/ Messi kërkon fitoren për të vazhduar rrugën drejt titullit (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment