Futboll Kategoria Superiore Sport

“KAM OFERTA NGA KLUBE SHQIPTARE”/ Jashanica: Nëse vendimi i Gjykatës Federale nuk del pozitiv, atëherë…

Kapiteni i Skënderbeut Bajram Jashanica paralajmëroi se nëse Gjykata Federale nuk rrëzon vendimin e KAS-it për përjashtimin e bardhekuqve për 10 vite nga kompeticionet europiane, atëherë ai do të rishikojë të ardhmen.

Në një prononcim për “Indeksonline”, qendërmbrojtësi pranoi se për të ka interesime nga klube në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Megjthësë, nuk bëri të ditur emrat e tyre, Jashanica shtoi se janë klube që do të garojnë në kompeticionet europiane.

Ditët e fundit është përfolur se Jashanica ka arritur akordin me Kukësin për të luajtur sezonin e ardhshëm me verilindorët.

“Normalisht gjithmonë gjatë merkatos do ketë edhe lajme për lëvizje të futbollistëve, por unë tani për tani jam pjesë e Skënderbeut dhe do jap maksimumin edhe këto dy ndeshje pastaj do shohim dhe vendimin e Gjykatës Federale, që shpresojmë të dali pozitiv për ne. Po, ka skuadra në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, që janë të interesuara për mua. Janë skuadra që do marrin pjesë ne Kupat e Evropës. Kanë qarkulluar në media lajme dhe për Kukësin,  por asgjë nuk është konkrete deri tani. E thashë, jam pjesë e Skënderbeut dhe jam duke menduar vetëm për këtë tani.

Po e them prapë, nëse do dalë vendimi pozitiv, do të jem pjesë e Skënderbeut edhe për shumë vite, në të kundërt, do të ulem të flas dhe me presidentin dhe do gjejmë zgjidhjen e përbashkët”,përfundoi Jashanica.

Related posts

Paris SG nis punën për të marrë sulmuesin e Juventus…

Sadik.Autor

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Partizani mendon për të ardhmen, tentonë afrojë e talentit 20-vjeçar…

Delo.autor

Mungonte sot në vendlindje/ Miqtë dhe kolegët “ndeshje” në kujtim të Fadil Vokrrit

Isa.Autor

Leave a Comment