Futboll Seria A Sport

“GJITHÇKA NDODHI PAS TITULLIT KAMPION/ Mesfushori Eriksen: Largimi i Conte më ka shokuar, se di çfarë po ndodh tek…

Në Itali jemi dëshmitarë të një valsi ndoshta të pashembullt të trajnerëve. Në fakt, ka shumë skuadra që po ndryshojnë udhëheqjen e tyre teknike. Ka disa klube që ende nuk kanë njoftuar se kujt do t’ia besojnë stolin e tyre. Ndër “divorcet” më të bujshme është sigurisht edhe ai ndërmjet Interit dhe Antonio Conte. Në fakt, disa javë pasi fituan titullin, zikaltrit duhet të hapin një cikël të ri.

Christian Eriksen, në një intervistë për “TV 2 SPORT”, nuk e fshehu habinë e tij se si evoluoi historia: Ishte një surprizë e madhe, sepse gjithçka ndodhi pasi ai sapo kishte fituar titullin kampion. Kam mësuar për këtë nga mediet, si të gjithë të tjerët. Papritmas trajneri ishte larguar”.

Ka pritshmëri për të kuptuar se çfarë e ardhme e prêt Interin tani: “Në thelb, ne nuk kemi një trajner tani, kështu që nuk e di se çfarë do të ndodhë. Ne e dinim që do të kishte bisedime në fund të sezonit, por kështu ndodhi edhe vitin e kaluar. Largimi i trajnerit Conte ishte një shok i vërtetë. Nuk kishte sinjale se do të mbaronte kështu. Nuk e di saktësisht si shkuan gjërat”.

Shumë gjëra mund të ndryshojnë tek Interi tani: “Nuk e di nëse mund të jetë e mirë apo e keqe për mua. Nuk kam menduar për këtë. Isha përqendruar vetëm tek Europiani, që pritet të fillojë. Duhet të shohim nëse do të kemi një trajner para përfundimit të Kampionatit Europian. Tani jam i përqendruar te Danimarka, pastaj do të mendoj për Interin”.

Mesfushori danez foli edhe për marrëdhënien e tij me Conte: “Ishte e mirë, kemi pasur marrëdhënie profesionale. Sigurisht, ndoshta kemi pasur ide të ndryshme se si të luajmë dhe si ta interpretojmë futbollin, por për sa më përket mua, nuk kisha asgjë për t’iu kundërvënë. Synimi ishte për të fituar dhe kjo është ajo që bëmë. E falënderoj për këtë, pasi fitova një trofe”.

Related posts

NUK E FTUAN NË STADIUM/ Shpërthen komentatori grek pro-serb: Qorrat e FSHF fshinë emrin tim (FOTO)

Delo.autor

LAZIO-INTER/ Snajperistë dhe muskuj, ndeshja që premton spektakël

Delo.autor

Guardiola: Para se të vinte Messi, ai ka qenë lojtari që më ka befasuar më shumë

Q.Autor

Leave a Comment