Futboll Ligue 1 Sport

I MOHOI LIVERPOOL SUKSESIN NË FINALEN CHAMPIONS/ Klubi francez shpreh interes për portierin Karius

Klubi i Ligë 1, Montpelie ka shprehur interes për portierin e Liverpulit Loris Karius. 27-vjeçari gjerman përfundoi huazimin e tij tek Beshiktashi në maj, pasi qëndroi për 2 sezone tek ekipi turk.

Montpelie ka shprehur interes për të nënshkruar me portierin Karius, edhe pse ende nuk kanë bërë një ofertë konkrete në drejtim të Liverpulit. Karius i’u bashkua Liverpulit për 4.7 milionë euro nga Mainzi. Tashmë skuadra angleze kërkon 6 milionë euro për kartonin e portierit gjerman.

Karius luajti ndeshjen e tij të fundit me Liverpulin në finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2018, ku dhe falë gafave të tij i mohoi skuadrës amgleze trumfin në finale.

Related posts

CHAMPIONS/ Tentuan bojkotin, heshtin Londrën me sulmuesin Rodrigo. Ja goli (VIDEO)

Delo.autor

FORMULA 1/ Mercedes dominon provat me Hamilton, Ferrari shumë larg rivalëve

Delo.autor

ZBULOHET SOZIA E RONALDOS/ Mendoj dhe ushqehem si CR7 (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment