Futboll Premier League Sport

KONFIRMOHET/ Zidane do të jetë trajner i Realit edhe vitin e ardhshëm. Perez: Është një bekim…

Zinedine Zidane do të qëndrojë te Reali i Madridit edhe për sezonin e ardhshëm.

Duke iu referuar asaj që shkruan gazeta madrilene Marca presidenti Florentino Perez dhe tekniku francez kanë biseduar mes tyre pas përfundimit të kampionatit dhe është zyrtarizuar vazhdimësia e Zinedine Zidane në stolin e Los Blancos.

Fitimi i titullit të 34-t në historinë e klubit ka shuar çdo dyshim përsa i përket të ardhmes së Zidane, me presidentin Perez që në një intervistë ka përdorur fjalë të ëmbla për trajnerin francez.

“Zidane është një bekim për Realin e Madridit”, ka deklaruar Perez kur skuadra fitoi matematikisht titullin kampion.

Related posts

“CASSANO THA SE PAS 20 VITESH NUK DO MBAHENI MEND”/ Përgjigjia e legjendës Totti ndaj gazetarit do ju lërë pa fjalë

Delo.autor

“ISHTE NJË PËRVOJË E BUKUR TEK PARTIZANI”/ Franko Lerda: U përballa me një kulturë ndryshe nga ajo e jona

Delo.autor

NDODHET NË MAVROV PËR FAZËN PËRGATITORE/ Kukësi, sfida e këngës për të sapoardhurit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment