Futboll Kategoria Superiore Sport

SYNON PËRFORCIME NË EKIP/ Tirana bën goditjen e parë në merkato, firmos me sulmuesin kosovar…

Zbulohet goditja e parë e Tiranës në merkaton e verës. “Panorama Sport” mëson ekskluzivisht nga burime të sigurta pranë klubit bardheblu se sulmuesi kosovar, Albion Avdijaj, është lojtari më i ri i kampionëve të Shqipërisë.

26-vjeçari është një qendërsulmues tipik dhe ka një karrierë të pasur. Avdijaj ka qenë pjesë edhe e Kombëtares U-21 të Shqipërisë, ndërsa ka luajtur për klube si Grasshopers dhe Vaduz në Zvicër, Volfsburg II në Gjermani, Debreceni në Hungari dhe së fundmi me Viborg në Danimarkë. Mësohet se sulmuesi ka mbyllur gjithçka me bardheblutë dje në mbrëmje.

Related posts

MOTO GP/ Marquez nuk ndalet, Honda fiton titullin kampion

Delo.autor

“NE DUHET TË KUJDESEMI PËR…”/ Ronaldo në rolin e edukatorit: Ja si duhet t’i mësojmë dhe rrisim fëmijët

Delo.autor

ANGLIA SURPRIZON SPANJËN/ Kalon në avantazh

Isa.Autor

Leave a Comment