Futboll Sport

DRAMË DHE MREKULLI/ Ndodh gjithçka në javën e fundit të Championship. WBA ngjitet në Premier (VERDIKTET)

Java e fundit totalisht e pakuptimtë në kategorinë e dytë angleze (Championship)… Një sërë rezultatesh të pabesueshme dhe surpriza që nuk parashikoheshin.

West Brom promoted to the Premier League as Brentford fluff their ...

Në radhë të parë, WBA barazon në shtëpi ndaj QPR, por që ngjitet në Premier League në sajë të rezulateteve të tjera dhe humbjes brenda fushe të Brentford ndaj Barsnley…

Në fund të takimit, Charlie Austin, futbollisti i West Bromuich sheh në telefon rezultatet e ndeshjeve të tjera dhe sigurohet se ia doli.

Nottingham Forest bën vetëvrasje! Pasi qëndroi në vend të katërt për shumë kohë në renditje, e mbyll në vend të 7-të për shkak të diferencës së golave. Përpara nisjes së ndeshjes, “robins” duhet të rikuperoheshin me 6 gola dhe 3 pikë nga Swansea, ndaj play off dukej e sigurtë. Por, Stoke City që kishte siguruar mbijetesën dhe luante pa objektiv, do të bënte dëmin e madh, duke i mundur 4-1. Sakaq, Swansey arriti fitoren 4-1 ndaj Reading jashtë fushe.

Situatë e çuditshme te Barsnley: teorikisht e treta nga fundi, ndaj e rënë nga kategoria, por nëse gjatë javës apeli i Wigan kundër penalizimit (për motive financiare) nuk do të pranohet, do të shpëtonte dhe në League One do të shkonte ekipi i Ëigan.

Fund sezoni, sidoqoftë, i pabesueshëm për Barsnley, që fitoi ndeshjet e fundit me gola në frymën e fundit… Luton shpëton gjithashtu me një goditje në portë dhe 3 gola të shënuar. Si? Një gol dhe dy autogola ndaj Blackbourn, në suksesin 3-2. i mjaftonte 1 pikë, por mori 3!

VERDIKTET

Ngjiten në Premier: Leeds United (kampione) dhe WBA

Playoff: Brentford, Fulham, Cardiff dhe Swansea

Bien nga kategoria: Charlton dhe Hull City

Related posts

Hebaj “mesazh” Partizanit: Dua të rikthehem me gola dhe minuta, në Shkodër si në…

Isa.Autor

Ëndrra “në sirtar” e De Laurentiis: Një Europian, në vend të Champions League

Sadik.Autor

MESFUSHORI I KOMBËTARES DHURON SPEKTAKËL/ Shikoni golin e shënuar në Holandë nga Selahi (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment