Champions League UEFA

Silva përfundoi në stolin rezervë, pas humbjes ‘thumbon’ trajnerin e PSG-së

Thiago Silva është ndjerë i befasuar nga fakti se u desh të qëndrojë në stolin rezervë në ndeshjen e madhe në Santiago Bernabeu kundër kampionëve të Europës.

“Shpresoj se Zoti do të më ndihmojë të përmirësohem”, ka shkruar në një postim të tij në InstaStory.

33-vjeçari nuk u inkuadrua as në fitoren e PSG-së (1-0) kundër Toulouse në fundjavë dhe duket se ai nuk është aspak i kënaqur me vendimin e trajnerit që ta lë në bankë edhe në ndeshjen e Ligës së Kampionëve.

Kimpembe luajti nga minuta e parë edhe në fitoren e PSG-së në vitin e kaluar (4-0_ kundër Barcelonës në Parc de Princes.

Ndërkohë që Silva luajti në ndeshjen kthyese që rezultoi të ishte historike (Barcelona fitoi 6-1 dhe u kualifikua tutje).

Në mungesë të kapitenit, në ndeshjen kundër Realit shiriti iu dha Marquinhos.

Related posts

SCHALKE-MANCHESTER CITY/ “Vendasit” kalon në avantazh, shënon sërish Bentaleb

Delo.autor

DEKLARATA BEFASUESE NË PRAG SFIDËS CHAMPIONS/ Guardiola: Kam ardhur deri këtu për të…

Delo.autor

“Salah? Faleminderit, e kam Under”

Sadik.Autor

Leave a Comment