Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS/ Liverpool fiton në “thrillerin” ndaj Leipzig, Chelsea triumfon në Francë

Liverpool ka rrezikuar shumë, por në fund ka marrë një fitore të rëndësishme duke mposhtur Salzburgun me rezultatin 4-3. Skuadra e Klopp ishte 3-0 në avantazh  falë golave të Mane, Robertson dhe Salah përpara se miqtë të barazonin gjithçka ,e Hwang Hee-Chan, Minamono dhe Haland.. Në fund, goli i Salah ka qenë vendimtar dhe The Reds tani ndodhen në vend të tretë me pikë të barabarta me austriakët.

Chelsea ka mposhtur Lille në Francë me rezultatin 2-1. The Blues kanë shënuar të parët me Abraham përpara se Osimeh të barazonte për vendasit. Në fund të takimit, braziliani Willian ka shënuar golin e fitores për miqtë. Me këtë fitore Chelsea ngjitet në vend të dytë pas Ajaxit që ka fituar ndeshjen e tij me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Valencias. Një tjetër paraqitje spektakolare e skuadrës holandeze e cila vazhdon të mahnitë me lojën e bukur.

Ndërkohë në ndeshjet e tjera RB Leipzig ka humbur në shtëpi ndaj Lyon me rezultatin 2-0.  Zeniti ka mposhtur Benfica-n me rezultatin 3-1 dhe merr kreun e renditjes në grupin G.

Related posts

TËRMETI SHKUND SHQIPËRINË/ Reagon presidenti Duka: Jemi një skuadër me të gjithë shqiptarët… (FOTO)

Delo.autor

LEICESTER-ARSENAL/ Pas një rrëmuje në zonë, Smith Rowe ndëshkon për “Topçinjtë” (VIDEO)

Delo.autor

VIDEO/ Manchester City në avantazh, Sterling shënon me shpejtëzi ndaj Watford

Q.Autor

Leave a Comment