Futboll Premier League Sport

E ÇUDITSHME/ Aguero luan FIFA dhe zemërohet me… veten, zëvendësimi me Messin bëhet viral (VIDEO)

Një moment argëtues ka ndodhur në Twich tv dhe më pas në Instagram dhe Twitter. Protagonisti ka qenë sulmuesi i Manchester City-t, Sergio Aguero.

Kun po luante në FIFA kur gjatë një aksioni është zemëruar dhe ka bërë një zëvendësim. Asgjë e çuditshme, sigurisht, po të mos ishte për faktin se lojtari që e ka zemëruar ka qenë vetë ai.

Një vrapim në krah, më pas një finte dhe topi i humbur. Shumë edhe për ‘trajnerin’ Aguero, i cili ka vendosur të zëvendësojë pikërisht Aguero-n.

Kun ka vendosur ta zëvendësojë veten me njëfarë Lionel Messi.

Video e sulmuesit të Manchester Cityt është bërë menjëherë virale në rrjetet sociale.

Related posts

MANCHESTER CITY-TOTTENHAM/ Pas 4 minuta lojë, Sterling zhbllokon sfidën (VIDEO)

Delo.autor

Gattuso për merkaton: Dua Messi, Pogba dhe Ronaldon

Sadik.Autor

Finalja me Teutën, te Vllaznia marrin vendimin e papritur

Sadik.Autor

Leave a Comment