Futboll Seria A Sport

“SAPO KAM FILLUAR NXEHMJEN”/ Ibrahimovic dëshiron të qëndrojë te Milan: Nuk jam si ju, kam luftuar gjithë jetën

Zlatan Ibrahimoviç ka dhënë sinjale se dëshiron të qëndrojë te Milani.

Futbollisti suedez publikoi një video motivuese në “Twitter” ku paralajmëron se pavarësisht se është 38-vjeçar nuk ka ndërmend të dorëzohet.

“Ju mendoni se kam mbaruar si futbollist? Nuk më njihni. Gjithë jetën më është dashur të luftoj. Askush nuk ka besuar tek unë, kështu që më dashur të besoj te vetja ime. Disa njerëz kanë dashur të më mposhtin, por ata më kanë bërë më të fortë. Disa kanë dashur të më përzenë, por më kanë bërë më të zgjuar. Mendoni se kam mbaruar? Për të gjithë ju, kam diçka për t’ju thënë: Nuk jam si ju sepse nuk jam ju. Jam Zlatan Ibrahimoviç, sepse tani sapo kam nisur nxehmjen”, shkruan Ibra.

Këto komente 38-vjeçari i ka bërë në momentin kur mediat shkruajnë se te Milani mendojnë për ta mbyllur bashkëpunimin me Ibrën.

Related posts

KRITIKAT E PRESIDENTIT HALILI/ Trajneri Egbo bën gati ndryshimet te Tirana, 7 pozicione në rrezik

Delo.autor

LEGJENDA E BARCELONËS/ Puyol: Reali duhet të ndërrojë stilin e lojës, janë të lexueshëm

Isa.Autor

MBËSHTET MBROJTËSIN E NAPOLIT/ Ronaldo: Në futboll duam edukim dhe respekt, jo…

Delo.autor

Leave a Comment