Futboll Sport

RIKTHEHET Totti: Sa Topa të Artë do kishte fituar Messi po të luante 25 vite te Roma?

Legjenda e futbollit Italian, Francesco Totti është rikthyer sërish në një intervistë për podcastin ‘Viva el Football’, me Lele Adanin, Nicola Ventolan dhe Antonio Cassanon. ‘Perandori’ që e kaloi gjithë karrierën te Roma u rikthye të fliste për ofertat gjatë kohës së tij të artë, duke bërë edhe një krahasim me Messin.

“Në janar një ekip në Itali nga Seria A më kërkoi, nuk bëj shaka. Isha mirë, por nuk doja të ndryshoja qytetin. Cili ekip ishte? Po them që duhet të kisha jetuar pranë Cassano (Genoa).

Nuk kam menduar të luaja me një ekip tjetër. Vetëm unë dhe Maldini kemi luajtur 25 vite me të njëjtën skuadër. Mendoni që Messi në 25 vite te Roma me Frau, Cesar Gomez dhe Pivotto do kishte fituar gjithë ata Topa të Artë?”, tha 48-vjeçari.

Epo duket se Totti nuk bëri shaka dhe në afatin kalimtar të janarit Genoa u mundua ta rikthente në Serie A, edhe pse kjo gjë u duk si një përrallë dimri.

Related posts

Champions League 2005, Benitez zbulon një episod të pabesueshëm!

Sadik.Autor

PO RIKTHEHET MILANI/ Leonardo gati të sjell mesfushorin brazilian në “San Siro”

Isa.Autor

INTER KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Zbulohen dy emrat në listën e Contes për merkaton, por fillimisht duhet të largohen…

Delo.autor

Leave a Comment