Europa League UEFA

Ostersund – Arsenal, Wenger porosit uiski për t’u nxhehur

Arsenali kanë udhëtuar drejt Suedisë, ku do të ndeshet në orën 19:00 me Ostersund, por më shumë se me pritshmëritë e kësaj sfide, mediat në Suedi dhe Angli por merren më një episode josportiv që po vë në pozitë të vështirë trajnerin Arsene Wenger. Sapo është akomoduar në hotel, francezi ka patur një kërkesë të veçantë. Ai ka porositur punonjësit t’i gjejnë një shishe Mackmyra, që konsiderohet Uski më cilësor në Suedi. Ky detaj është spiunuar nga punonjësit e hotelit te mediat vendase, të cilave u janë referuar më pas edhe tabolidët britanikë, duke provokuar një tjetër situatë të pakëndshme në ambientin e Arsenalit.

Reagimi i tifozëve të klubit londinez ka qenë i menjëhershëm me mesazhe negative për trajnerin francez, i cili është shfaqur nervoz në konferencën për shtyp të rastit.

“Kemi hyrë në fazën me eliminim direkt dhe kundërshtari është për t’u vlerësuar. Pra, rreziku është i madh.”

Më shumë nga të gjithë, në fakt, rrezikon Wenger, i shënjestruar në vazhdimësi nga tifozët e Arsenalit për mungesën e trofeve.

Related posts

FENERBAHÇE NUK FAL NË TURQI/ Astana fitore për kreun (VIDEO)

Isa.Autor

‘UEFA.com’ zgjedh lojtarin më të mirë të javës, është një portier

Q.Autor

Mesfushori i Atleticos shënon golin më të bukur në Europa League

Q.Autor

Leave a Comment