Albanian Stars Të tjera

Ski/ Suela Mëhilli e mbyll me sukses garën në Lojërat Olimpike, renditet e 54-ta

Suela Mëhilli e mbylli në vendin e 53-të garimin e saj në “Slalomin gjigant” në ski për femra, në Lojërat Olimpike Dimërore të Pyeongchangut, një rezultat ky më i mirë sesa ai i Sochit në vitin 2014, kur u rendit në vendin e 60

Dy minuta, 46 sekonda e 57 të qindtat ishte koha e përgjithshme e regjistruar nga skiatorja shqiptare në përfundim të dy raundeve të kësaj gare.

Në raundin e parë, Mëhilli e përshkoi pistën me 1 minutë, 24 sekonda e 67 të qindtat, duke u renditur në vendin e 60, shkruan Top Channel.

Në raundin e dytë, paraqitja e saj ishte edhe më e mirë, teksa ajo e uli me rreth 3 sekonda kohën e raundit të parë, në 1 minutë, 21 sekonda e 9 të dhjetat, për t’u renditur në vendin e 54-t.

Ditën e premte, Suela Mëhilli do të garojë në “Slalom”, garë e cila ishte parashikuar të zhvillohej më 14 shkurt, por që u shty për shkak të erërave të forta.

Related posts

PAS AKUZAVE PËR DHUNË SEKSUALE/ Bach tjetër telefonatë me tenisten kineze: Do të takohemi gjatë Olimpiadës

Delo.autor

VOLEJBOLL/ Ja 4 skuadrat gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë për femra

Delo.autor

MOMENTE PANIKU/ Djaloshi që mbledh topat e tenisit bie pa ndjenja në turneun “Australian Open” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment