Futboll Premier League Sport

ANALIZON MERKATON E RIVALËVE/ Ish-legjenda e Liverpool: Nëse blen këtë lojtar Chelsea fiton titullin

Sipas Xhimi Karrager, Çelsi është vetëm një blerje larg për të rivalizuar për titullin kampion në Angli. Ish-legjenda e Liverpulit vlerëson merkaton e bërë deri tani nga blutë e Londrës, dhe zhvlerëson portierin Kepa Arrizabalaga.

Club Atletico de Madrid v AS Monaco - UEFA Champions League Group A

Në një intervistë për “Telegraph” Karrager u shpreh: “Çelsi është i qartë në lidhje me të ardhmen, kjo dallohet nga goditjet që kanë bërë në merkato. Me ardhjen e Zijek dhe Verner, ambiciet shtohen shumë. Imagjinoni nëse vjen edhe Kai Havertz…Nëse do ja dalin të zgjidhin problemin e portës ata mund të jenë pretend kryesorë për titullin. Kepa ka përqindjen më të dobët të pritjeve në Premier Ligë.

Blerja e Jan Oblak do ishte vendimtare. Një goditje që do ndryshonte gjithçka dhe do e bënte Çelsin një ndër kandidatët kryesorë për titull sezonin tjetër në Premier Ligë”, përfundoi Karrager.

Related posts

NUK DI TË NDALET TALENTI HOLANDEZ/ Mesfushori De Beek shënon dopietë për Ajax, ja “PERLAT” (VIDEO)

Delo.autor

Justine Mattera nudo në Instagram… tregon format perfekte përpara “Xhiros çiklistike të Italisë”

Sadik.Autor

Boateng i thotë jo ekipit spanjoll, ja ku do të luaj ganezi sezonin e ardhshëm…

Sadik.Autor

Leave a Comment