Futboll Sport

E BUJSHME/ Mesfushori Alcantara një hap larg Liverpool, Inter dhe Reali interesohen për lojtarin tjetër të Bayern…

Sipas mediave angleze, Thiago Alcantara është pothuajse një lojtar i Liverpulit. Mesfushori spanjoll duket se ka vendosur të largohet përfundimisht nga Mynihu për t’iu bashkuar kampionëve të Anglisë.

Klop e do në skuadër pasi kërkon një mesfushor ideal për sezonin e ardhshëm. Karl Hainc Rumenige ishte i qartë kur tha se klubi do të respektonte vendimin e lojtarit. Ndërkohë me ankth pritet edhe e ardhmja e mbrojtësit David Alaba, austriaku nuk ka rinovuar ende dhe mund të largohet nga Bajerni.

Interi, Real Madrid dhe Mançester Siti kanë shfaqur interes për lojtarin dhe janë të gatshëm të paguajnë një shumë të madhe për të. Bajerni në krahun tjetër nuk do t’i thoshte jo një oferte të mirë për yllin e tyre.

Related posts

MOMENTE TË VËSHTIRA TEK EKIPI/ Guardiola: Ky është lojtari që më mungon më shumë tek City

Delo.autor

SFIDA NDAJ MANCHESTER UNITED NË EUROPA LEAGUE/ Pioli motivon ekipin: Duhet të përballemi me këtë bindje dhe…

Delo.autor

AKUZAT PËR PËRDHUNIMIN E NJË VAJZE/ “Çështja Neymar” merr drejtim të papritur

F.autor

Leave a Comment