Futboll Sport

MË SHUMË SE NJË STADIUM/ Klubi Marbella prezanton… “impiantin turistik” (VIDEO)

Marbella FC ka ekzagjeruar dhe më shumë se prezantimin e stadiumit të ri, ka zbuluar një super projekt që duket pothuajse krijimi i një impianti turistik.

Klubi që luan në Segunda B, kategoria e tretë e futbollit spanjoll, ka zbuluar projektin  ndërtimin “e shtëpisë së re” që i ngjan më shumë një resorti luksoz sesa një stadiumi për të parë ndeshjet.

Impianti i ri do të ketë një kapacitet prej 18 mijë vendesh dhe do të përfshijë zona relaksi dhe resort me hotel, pishina dhe shumë gjëra të tjera.

Plot 4000 metra katrorë do t’i dedikohen zonave VIP. Stadiumi mund të përdoret edhe për shumë aktivitete të tjera, duke parë se mund të mbulohet në rast të motit të keq.

Related posts

KËRKOJNË TË BINDIN YLLIN FRANCEZ TË QENDROJË/ Ja oferta e “çmendur” e “Djajve të Kuq” për Pogba

Delo.autor

VIDEOLAJM/ Ajeti në versionin e sulmuesit, realizon gol në Turqi

F.autor

ZBULON ARSYEN QË E BINDI TË ZGJEDHË PSG-NË/ Messi: Nuk e kisha parë kurrë një gjë të tillë

Delo.autor

Leave a Comment