Futboll La Liga Sport

PRAPASKENAT PAS “EL CLASICO”/ Modric tall Pique, sherr në tunel. Arbitrit Manzano i ndodh e papritura

Momenti kur Zherard Pike zbriti në fushë për të protestuar në drejtim të arbitrit Gil Manzano ishte thjesht një aperitiv për atë që pritej të ndodhte. Pavarësisht ndërhyrjes së delegatit katalanas, Karles Naval, për të ndalur këto polemika, tensioni u shtua akoma më shumë kur skuadrat po futeshin në tunel për në dhomat e zhveshjes. Gazeta “MARCA” raporton se aty ka pasur një komunikim me tone të larta, por edhe në formë aspak të mirë.

Lojtarët e Barcelonës ishin të pakënaqur me arbitrimin, mbi të gjitha për mungesën e akordimit të penalltisë në fundin e ndeshjes. Ata e kontestuan haptazi këtë vendim të arbitrit dhe filluan që të lëshonin në drejtim të tij sharje dhe fyerje. Diçka e tillë solli edhe kartonin e verdhë për Pikenë. Nga ana tjetër, lojtarët e Realit të Madridit mbetën të befasuar nga kjo mënyrë reagimi e katalanasve.

U desh ndërhyrja e Serxho Ramosit dhe e disa futbollistëve të tjerë për të ndalur sulmet dhe ofendimet ndaj arbitrit Gil Manzano. “Galaktikët” mendojnë se arbitri bëri një ndeshje të mirë dhe nuk e ndihmoi aspak Realin në arritjen e kësaj fitoreje të rëndësishme në “El Clasico”.

MODRIÇ TALL PIKENË– Xherard Pike nxitoi menjëherë të zbriste në fushë pas përfundimit të ndeshjes. Fillimisht u tregua “Fair” me lojtarët e Realit duke i takuar dhe duke i përgëzuar për fitoren. Por, ky nuk ishte qëllimi i asaj zbritjeje në terrenin e lojës pas përfundimit të ndeshjes. Ai donte që të diskutonte me arbitrin Gil Manzano për mënyrën si e menaxhoi ndeshjen.

Miëpo, aty u shfaq edhe Luka Modriç, i cili si një ujk i vjetër mendoi që të vinte në lojë Pikenë. “Po pret që të ankohesh te arbitri”, ishin fjalët e veteranit kroat, i cili bëri një ndeshje të jashtëzakonshme. Pike nuk e priste diçka të tillë dhe u gjend i papërgatitur. “Pse t’u dukën normale vetëm 4 minuta shtesë”, tha Pike në drejtim të mesfushorit madrilen. Kjo gjë shkaktoi të qeshura te ky i fundit. Thuajse të gjithë futbollistët e Barcelonës dhe vetë trajneri Kuman u ankuan për mënyrën se si arbitri gjykoi në “El Clasico”.

Related posts

Manchester United ofron 100 milionë euro për Ter Stegen

Sadik.Autor

Manchester City “blindon” yllin e saj, nënshkruan dhe për pesë vjet

Q.Autor

City vazhdon të fitojë, Aguero ‘bisha’ e minutës së fundit

Q.Autor

Leave a Comment