Futboll Shqipëri Sport

“MENDON VETËM PËR FUTBOLLIN”/ Reja për Kumbullën: E konsideroj lojtar të nivelit të lartë

Edi Reja u ndal sërish për të folur për mbrojtësin shqiptar Marash Kumbulla, i cili është njëri prej talenteve më të kërkuar në futbollin italian.
edi reja
Në një intervistë për gazetën “L’Arena”, tekniku i Shqipërisë vlerësoi 20-vjeçarin për besimin në vetvete, karakterin e fortë, etj.

“Është e pakuptimtë që të listosh vlerat e Marash Kumbullës: futbollist me të ardhme, kryelartë, karakter i fortë, personalitet dhe teknik. Mendon vetëm për futbollin, gjë që është shumë e rëndësishme. E konsideroj tashmë një lojtat të nivelit të lartë. Napoli kishte arritur ta bindte atë, por Marashi preferoi të qëndronte sepse nuk ndihej gati. E kuptova që e ka kokën në vend. Ai e di që është i ri dhe ka nevojë për të gjetur skuadrën e duhur për t’u rritur”, shprehet Reja.

10-15 ditët e ardhshshme do të jenë vendimtare për të ardhmen e Kumbullës. Lacioja dhe Interi janë kandidatët kryesorë për të blerë talentin e kampionatit italian.

Related posts

E PABESUESHME/ Opsion i ri për MARCHISION, mund të qëndrojë në ITALI

Isa.Autor

ROMA TALLET ME INTERIN/ Tifozët zikaltër sulmojnë klubin: Nuk dini ti ktheni përgjigje

Isa.Autor

KUKËSI-LAÇI/ Et’hemi nuk fal para portës, ekipi i Duros “hipotekon” fitoren (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment