Futboll Premier League Sport

KA LUAJTUR VETËM 9 NDESHJE/ Dështoi në Premier League, Celtic do sulmuesin shqiptar…

Albian Ajeti kaloi nga skuadra e Baselit drejt West Hamit. Aventura e tij nuk është aspak pozitive, pasi kapërcimi ishte shumë i madh nga niveli i kampionatin helvet në Premier League. 23-vjeçari ka luajtur vetëm 9 ndeshje me ekipin e West Ham dhe nuk ka lënë gjurmë. Ai nuk ka luajtur kurrë si titullar.

Nisur nga situata e tij aspak e mirë, trajneri i Celtic-ut, Neil Lennnon, ka vendosur të hedhë syrë nga shqiptari. Ajeti mund të transferohet te gjigantët e Skocisë për të marrë minuta dhe për t’u kthyer sërish në të rëndësishëm.

Sulmuesi shqiptar nuk ka preferuar të luajë për Shqipërinë apo Kosovën, por vendosi të luajë me Zvicrën. Ajeti ka debutuar me skuadrën, madje ka shënuar një gol në fitoren 6-0 kundër Islandës. Ajeti është vëllai i vogël i mbrojtësit Arlind Ajeti.

Related posts

PRITET ZYRTARIZIMI/ Formula 1 merr lajmin e mirë, pista portugeze konfirmohet për vitin 2021

Delo.autor

Tetë ndeshje me radhë, 11 gola – askush si Luis Suarez

Q.Autor

Nis pjesa e dytë, Shqipëria e Panucci-t tenton përmbysjen

Sadik.Autor

Leave a Comment