Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Ronaldo dorëzohet në garën për “Këpucën e Artë”! I shtron rrugën Immobiles

Pasi fitoi titullin kampion, Juventusi po përgatitet që të luajë edhe dy ndeshjet e fundit përpara se të ulet sipari i Serie A. Objektivi i Maurizio Sarrit është t’i japë minutazh atyre futbollistëve që kanë luajtur më pak dhe sidomos të rikuperojë pak nga pak titullarët që kanë qenë të dëmtuar.

Ndeshja e radhës do të luhet në Sardenjë përballë Cagliarit, por sipas Gazzetta dello Sport, Cristiano Ronaldo mund të mos udhëtojë me ekipin bardhezi. Një vendim i marrë nga vetë portugezi ky, që dëshiron pushim përpara Champions!

Pas tri golave të Immobiles në sfidën ndaj Veronas dhe faktit se tashmë sulmuesi i Lazios është 3 gola larg dhe luan ndaj Brescias këtë javë, duket se CR7 është dorëzuar përfundimisht për Këpucën e Artë të Serie A dhe Europës.

Ronaldo është aktualisht 31 gola dhe, nëse konfirmohet lajmi i Gazzetta dello Sport, do të qëndrojë aq edhe këtë javë.

Related posts

TMERR TEK GALATASARAY/ Sulmuesi Falcao përfundon në spital me fytyrë të masakruar, ja shkaku…

Delo.autor

NUK NDALET ME PËRFORCIMET E MËDHA/ Juventus projekton si zëvendësues i Mandzukic yllin e Serie A…

Delo.autor

POGBA APO HAZARD? Ja kë blerje dëshirojnë lojtarët e Real Madrid në verë

Delo.autor

Leave a Comment