Futboll Seria A Sport

E BUJSHME NGA ITALIA/ Konfirmimi i trajnerit Pioli ndryshon gjithçka, kthesë e papritur për mesfushorin e Milan…

Ndryshimet e papritura tek Milani mund të çojnë në një lëvizje surprizë për Xhiakomo Bonaventura. Mesfushori u duk se ishte pranë largimit nga “San Siro” këtë verë pasi kuqezinjtë nuk i rinovuan kontratën që po i skadonte, por konfirmimi i Stefano Piolit në stol mund të shpëtojë Bonaventurën.

bonaventura

“Tuttosport” pretendon se Bonaventura i cili ka qenë i lidhur me disa skuadra të tjera italiane, mund të qëndrojë tek Milani. Gazeta italiane pretendon se mesfushori do marrë një vendim në ditët në vijim e cila mund të jetë një kthesë surprizuese për 30 vjeçarin.

Bonaventura arriti tek Milani nga Atalanta në vitin 2014 dhe ka bërë 27 paraqitje këtë sezon në Serinë A.

Related posts

TRIUMFOJNË “ZIKALTËRIT” NË “SAN SIRO”/ Dyshja Perisiç-Politano mposht Chievon dhe rimerr vendin e tretë

Delo.autor

RRËFEHET Lorik Cana: Te Lazio zbuluan se kisha një problem në zemër

F.autor

Johann Zarco mbron strategjinë e tij në garën e Katarit

Sadik.Autor

Leave a Comment