Futboll Kategoria Superiore Sport

U DËNUA NGA “FSHF”-JA/ Shkarkohen dy zyrtarët e klubit pas dhunës në ndeshje

Kryebashkiaku i Pukës, Gjon Gjonaj, mblodhi në fundjavë ekipin dhe stafin drejtues. Ai bëri me dije largimin e dy drejtuesve dhe tha se atyre që u ka përfunduar kontrata dhe dëshirojnë të largohen, janë të lirë.
gjon-gjonaj
Gjonaj tha se kush do të vazhdojë me Tërbunin, do të ketë të njëjtat kushte, edhe pse ekipi do të luajë në të Dytën.

“Shefi i klubit (Dritan Frroku) dhe drejtori teknik (Alfons Gjergjaj) nuk do të jenë më pjesë e ekipit. Si kryetar bashkie, nuk lejoj askënd të hedhë baltë mbi ekipin. U kërkoj ndjesë tifozëve për incidentin. Skuadra e Tërbunit do të marrë pjesë në Kategorinë e Dytë dhe për këtë më vjen keq, por do të ndërtojmë një ekip cilësor për kthimin e shpejtë në të Parën”, është shprehur kryebashkiaku i Pukës.

Lojtarët pritet që në muajin gusht të firmosin kontratat e reja me klubin e Tërbunit.

Related posts

Real Madrid gati për historinë, këto janë 5 arsyet pse madrilenët fitojnë Champions League

Sadik.Autor

Martial – Man United, ngecin bisedimet për kontratën e re

Q.Autor

JEP LAJMIN E MADH PËR FUTBOLLIN E KOSOVËS/ Presidenti Ademi: Ne do të shkojmë në Spanjë me himnin dhe flamurin tonë

Delo.autor

Leave a Comment