Futboll Seria A Sport

TRAJNERI JEP LAJMIN E HIDHUR/ Atalanta me mungesë të rëndësishme kundër PSG-së

Xhan Piero Gasperini shpjegon se Atalanta vuajti mungesën e lojtarëve kryesorë në fitoren 2-1 kundër Parmës, dhe zbulon lajmin e keq se Josip Iliçiç mund të mos jetë gati për ndeshjen në Ligën e Kampionëve kundër PSG. Në një prononcim për “Sky Sport Italia” Gasperini tha: “Është e vështirë që në momente deçisive duhet të bëjmë pa lojtarët kryesorë.

ilicic

Ne kishim muaj pa shërbimet e Duvan Zapatës, ndërsa tani edhe Iliçiç është i dëmtuar dhe sa më shumë koha kalon aq më pak kemi shpresa se Iliçiç mund të rikuperohet për sfidën ndaj PSG në Champions. Do jetë shumë e vështirë ta kemi gati për ndeshjen kundër PSG”, u shpreh Gasperini. Por edhe PSG duhet të bëjë pa shërbimet e Kilian Mbapesë në Champions i cili u largua nga fusha i dëmtuar pas një ndërhyrje brutale nga kundërshtari, dhe Gasperini nuk është i lumtur për këtë fakt.

“Iliçiç është i rëndësishëm për ne, dhe po bënte një sezon mjaft të mirë në Serinë A dhe Europë. Është njëlloj sikur Juventusit ti mungojë Dibala, Lacio të luajë pa Imobilen apo Interi pa Lukakun”, përfundoi Gasperini.

Related posts

JAVA E FUNDIT NË SUPERIORE/ Kukësi nënkampion, Bien Kastrioti e Kamza. Ja verdiktet

Delo.autor

D’Ambrosio: Inter meritonte fitoren

Sadik.Autor

Kupa e Francës/ PSG mposht Amiensin, kalon në raundin tjetër

Q.Autor

Leave a Comment