Salernitana është mundur 2-1 me përmbysje mbrëmjen e djeshme kundër Spezia-s, duke humbur kështu mundësinë për t’u kualifikuar për playoff-et.
Kështu, skuadra e drejtuar nga Ventura ka mbetur jashtë tetë të parave dhe Claudio Lotito nuk ka qenë shumë i kënaqur.
Siç ka bërë të ditur iltempo.it, në fakt, pronari i Lazio-s, bashkëpronar edhe Salernitana-s, ka komentuar në telefon, në një restorant, zgjedhjet e bëra nga Ventura gjatë ndeshjes:
“Ky copë m…, ky është i çmendur: ka hequr Akpa-n në mesfushë… ka prishur gjithçka… gjithmonë me këtë Maistro”, ka thënë Lotito i zemëruar.
Ventura, ish-trajner edhe i Italisë, ka vendosur të japë dorëheqjen pas publikimit të videos.
Tutta la stima di Lotito vero Ventura #SalernitanaSpezia pic.twitter.com/hqMbozmUZK
— DavideFM1899 (@DavideFm1899) August 1, 2020