Futboll La Liga Sport

ELSEID HYSAJ DREJT KALIMIT NË TORINO/ Napoli gati të japë miratimin dhe gjen menjëherë zëvendësuesin

Elseid Hysaj mund të ndryshojë skuadër këtë verë, ndonëse prej kohësh flitet se do të rinovojë kontratën me Napolin.

Megjithatë sipas asaj që raportojnë së fundmi mediat italiane, mbrojtësi i Kombëtares mund të vazhdojë karrierën e tij në Torino. “Tuttomercatoweb” raporton së fundmi se Torino është vënë në gjurmët e Hysajt dhe dëshiron ta marrë më skuadër për sezonin tjetër.

Madje thuhet se edhe Napoli është i gatshëm të japë dritën jeshile për këtë kalim, pasi do të rrezikonin ta humbnin me parametra zero vitin tjetër kur do i përfundonte edhe kontrata me këtë klub. Thuhet gjithashtu se Napoli e ka gjetur edhe zëvendësuesin e tij dhe bëhet fjalë për lojtarin e Veronës, Davide Faraoni.

Related posts

SUPER SFIDA NDAJ “BARDHEBLUVE” NË “AIR ALBANIA”/ Kukësi publikon çmimet e biletave, ja sa kushtojnë

Delo.autor

U SHPALL KAMPION EUROPE ME LIVERPOOL/ Klopp befason me zgjedhjen e tij, ja vendimi që merr

Delo.autor

HISTORIA SHOKUESE/ Futbollisti që vrau ish-bashkëshorten mund të kishte përfunduar tek Barcelona

Delo.autor

Leave a Comment