Futboll Premier League

Kupa e Anglisë, Chelsea-Hull sfidohen për një vend në çerekfinale

Hull City do të jetë testi i fundit i Chelsea-it para ndeshjes së rëndësishme që kampionët në fuqi të Anglisë do të luajnë mesjavën e ardhshme kundër Barcelona-s në Champions League. “Blutë” nuk po kalojnë një moment të mirë forme dhe janë kthyer te fitorja në kampionat të hënën e kaluar pas dy humbjeve të njëpasnjëshme të pësuara kundër Bournemouth dhe Watford.

Eden Hazard me shokë kanë mundur 3-0 West Browmich të vendit të fundit në javën e 27-të të kampionatit anglez. Falë asaj fitoreje, skuadra e Antonio Conte ka rimarrë vendin e katërt në klasifikim, por londinezët kanë një punë të madhe për të bërë për të siguruar një vend në edicionin e ardhshëm të Champions League. Kështu, për shkak të ndeshjes së rëndësishme që e pret Chelseap-in në Champions, Conte mund të vendosë të bëjë disa ndryshime në formacion për ndeshjen e së premtes në mbrëmje.

Hull City, që mban vendin e 21-të në renditjen e Championship, kategoria e dytë e futbollit anglez, nuk po kalon një sezon aspak të mirë dhe rrezikon rënien nga kategoria. “Tigrat”, në fakt, janë vetëm një pikë larg tre vendeve të fundit të klasifikimit. Në javën e fundit të kampionatit, ata kanë arritur të marrin një fitore befasuese 2-0 në fushën e Nottingham Forest. Para atij takimi, Hull ka humbur pesë ndeshjet e fundit të Championship që ka luajtur në transfertë.

Related posts

LIVE/ Laçi-Luftëtari: Dyfishojnë gjirokastritët, Fili çon në festë skuadrën (VIDEO)

Delo.autor

BARAZIMI I DYTË RADHAZI/ “Zikaltërit” ndalen nga Lecce, ndajnë pikët

Delo.autor

PO SHKËLQEN/ Deschamps rikthen sulmuesin e Man Unitedit në kombëtare

Isa.Autor

Leave a Comment