Bundesliga Futboll Seria A

Milani pas Marco Reusit, por pëlqehet edhe Weigl

Milani ka shprehur interesim për yllin e Borussia Dortmundit, Marco Reus, i cili mbetet pa kontratë në vitin 2019.

Drejtori sportiv i Rossonerëve, Massimiliano Mirabelli, ka qenë këtë javë në Gjermani, dhe sipas calciomercato.com, ka shikuar nga afër Reusin dhe Julian Weigl.

I fundit do të jetë një objektiv i vështirë, pasi që për të vetëm janë ofruar 50 milionë euro dhe në garë janë Manchester City, Manchester United dhe Barcelona.

Ylli i Dortmundit

Për Reusin, mund të ketë shpresë, pasi që lojtari vazhdon të ketë lëndimi dhe mbetet pa kontratë në vitin 2019.

Djajtë shpresojnë në ndihmën e kompanisë për veshmbathje sportive ‘Puma’ që e ka nën kontratë lojtarin si klient.

Julian Weigl

Për lojtarin ka interesim edhe nga Arsenali.

Lojtari tjetër që pëlqehet nga Milani është Dayot Upamecano i RB Leipzig, por për të në garë është edhe Manchester United.

Related posts

U DËMTUA PËRPARA PËRBALLJES ME SHQIPËRINË/ Ja kur do të rikthehet në fushë ‘ylli’ i Manchester Cityt

Delo.autor

MILAN-LAZIO/ Pas 10 minutash lojë, sulmuesi Rebic zhbllokon sfidën për “Kuqezinjtë” (VIDEO)

Delo.autor

PEZULLIMI I KAMPIONATIT PAS DHUNËS/ Presidenti i Shoqatës së Arbitrave: Në rast se nuk do të rikthehet policia…

Delo.autor

Leave a Comment