Futboll Premier League

Një gjerman është futbollisti më i shpejtë i Premier League

Nuk ka të ngopur Manchester City. Dominues në kampionat, ndërsa në mesjavë regjistroi një fitore të thellë në shtëpinë e Bazelit ndeshje e vlefshme për fazën e 1/8-ve të Champions. Ndërkaq, skuadra e Guardiola-s ka rrëmbyer edhe një tjetër rekord, atë të lojtarit më të shpejtë të Premier League.

Vendi i parë mbahet nga Leroy Sane, i cili sipas të dhënave të Opta në këtë sezon ka arritur shpejtësinë 35,48 km/h, duke përmirësuar rekordin e mëparshëm që mbahej nga Jamie Vardy.

Në sezonin katual sulmuesi i Leicester nuk ka shkuar më shumë se vendi i tetë. Përpara tij, mes të tjerësh, janë mbrojtësi holandez i Crystal Palace, Patrick Van Aanholt, i dyti pas Sane me 35,42 km/h dhe Antonio Rüdiger, lojtar i Chelsea-t në vendin e tretë me 35,19.

Sane, lojtar i kombëtares gjermane me origjinë senegaleze, ka mbërritur në Mançester në verën e viti 2016, duke ardhur nga Schalke 04 që mori 37 milionë paund për kartonin e tij.

Related posts

PAS KONFERENCËS PËR SHTYP/ Çfarë i tha Solskjaer gazetarit kur e mori vesh se ishte tifoz i Liverpool

Delo.autor

BOLOGNA-MILAN/ Ibrahimovic me autogol e gafë në mbrojtje, barazohen shifrat në 4 minuta (VIDEO)

Delo.autor

SILVA FLET PËR NEYMAR/ Ka ende shumë për të bërë, sa i përket rritjes

Isa.Autor

Leave a Comment