Futboll Seria A Sport

POLEMIKAT PËR NJË KALIM TEK JUVENTUS/ Mesfushori i Real Madrid urdhëron babanë të…

Isko është një prej lojtarëve që Reali i Madridit ka në listën e tij të largimeve, duke qenë se kontrata e mesfushorit përfundon verën e ardhshme.

Por fakti që presidenti Florentino Perez nuk e ka ftuar asnjëherë që të zgjasë kontratën aktuale, duket se edhe Isko nuk ka ndërmend që të dëgjojë ndonjë ofertë tjetër, ndonëse në orët e fundit është folur se Reali ia ka ofruar kartonin e spanjollit Juventusit, në një tratativë që do të mund të sillte Paulo Dibalën në Madrid.

Dhe ndoshta pikërisht sepse nuk kërkon që të trajtohet si një mall shkëmbimi, 28-vjeçari preferon që të qëndrojë edhe një tjetër sezon te Reali dhe verën e ardhshme të firmosë me parametër zero ku ai mendon. Ndaj, nga Spanja sigurojnë se Isko ka urdhëruar babanë e tij menaxher që të mos dëgjojë dhe pranojë asnjë ofertë që vjen për të.

Related posts

BUFFON ZBULON BISEDËN ME DANI ALVES/ “Do jepja tre Champions League për…” (FOTO)

Isa.Autor

Mesfushori i Napoli përfundon në “radarët” e Arsenal…

Q.Autor

Pse lojtarët luajtën me një shenjë të kuqe në fytyrë? (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment