Futboll Seria A Sport

KRIZA FINANCIARE TEK MINTER/ A mund të largohen vërtet Lautaro, Lukaku dhe Conte nga “Zikaltërit” kësaj vere?

Antonio Conte dhe Lautaro Martinez patën një grindje gjatë zëvendësimit të argjentinasit. Të nesërmen, ata morën pjesë në një ndeshje ironike boksi përpara të gjithë skuadrës, në terrenin stërvitor zikaltër, me Romelu Lukaku që shërbente si drejtues i duelit. Më pas, të gjithë shijuan një ‘Barbecue’ së bashku. Sikurse duket, Conte do të dëshironte që të gjitha problemet e Interit të zgjidheshin në një natyrë kaq të shpejtë dhe të lehtë.

Fakti i trishtuar i çështjes është, megjithatë, që Lautaro mund të përfundojë duke lënë “San Siro” këtë verë; jo sepse ai ka një problem me trajnerin, por sepse punëdhënësit e tij kanë problem të mëdha me likuiditetin. Vetëm dy javë pasi fitoi titullin e parë në Serie A në 11 vitet e fundit, Interi po përballet me një krizë financiare të shkaktuar nga pandemia. Të gjithë tani janë plotësisht të vetëdijshëm për shkallën e problemit.

Në të vërtetë, Conte ka ndaluar së përmbushuri detyrat e tij të përgjithshme në media, sepse nuk dëshiron të kalojë më shumë kohë duke folur për financat sesa futbollin. Ishte shpresuar që kthimi i Steven Zhang në Milano, pas një mungese 7-mujore, do t’i jepte fund të gjithë pasigurisë përreth “San Siro”. Përkundrazi, ardhja e tij ka shkaktuar kaos të mëtejshëm. Një javë pasi presidenti i Interit u bashkua me Conte dhe lojtarët e tij në “Appiano Gentile” për të festuar titullin e parë që nga viti 2010, Zhang ishte përsëri në qendrën stërvitore të hënën e kaluar, duke shpjeguar pse Suning, pronarët e klubit, kishin nevojë që të gjithë t’i reduktonin pagat.

Sipas CEO, Beppe Marotta, “Zhang vizatoi një pamje të asaj, me të cilën sistemi europian i futbollit po ballafaqohet tani, përfshirë Interin. Ai thjesht donte t’i bënte njerëzit të vetëdijshëm për vështirësitë që kalojnë të gjitha klubet, por nuk kishte absolutisht asnjë diktat, nuk kishte asnjë urdhër”. Thjesht një kërkesë e dëshpëruar për të rënë dakord që të hiqet dorë nga paga e dy muajve, në mënyrë që t’i kursehen klubit 25 milionë € para 30 qershorit. Ndihma është në rrugë e sipër, në formën e një kredie 200 milionë €, e cila pritet të mbërrijë këtë javë përmes një investitori amerikan ende të panjohur.

Por, e vërteta e thjeshtë e çështjes është se Interi ende kërkon shkurtime. Pronarët kanë vendosur të ulin kostot e tyre operative me 15 për qind sezonin e ardhshëm. Hezitimi i lojtarëve për të hequr dorë nga pagat po tregohet shumë më problematike, megjithatë. Së pari, secili rast është i ndryshëm, siç u theksua në mënyrë të përsëritur në shtypin italian javën e kaluar. Lojtarët e rregullt të ekipit të parë, me ​​kontrata afatgjata ka shumë të ngjarë të pajtohen me një shkurtim të vogël, ose shtyrje tëp agave, sesa një koleg veteran, që përballet me një të ardhme të pasigurt, përtej skadimit të marrëveshjes këtë verë.

Pastaj ekziston fakti që e gjithë skuadra është e mërzitur që negociatat po zhvillohen në publik, gjë që sjell me vete një farë presioni për ta vendosur klubin në radhë të parë. Pagat e futbollistëve janë një çështje e diskutueshme në kohën më të mirë, madje edhe më shumë gjatë një krize ekonomike globale që ka lënë kaq shumë njerëz të papunë. Ish-lojtari i Lazio, Paolo Di Canio argumentoi për “Sky Sport Italia”: “Unë me siguri do të pranoja një ulje page nëse klubi po vuan financiarisht. Është e drejtë ta ndihmosh. Futbollistët janë të privilegjuar dhe fitojnë shumë para. Ashtë për të ardhur keq nëse heq një rrogë kur fiton titullin, unë do ta pranoja”.

Disa nuk duan, sigurisht, dhe kjo është prerogativa e tyre. Marotta tashmë ka konfirmuar se të gjitha detyrimet kontraktuale, përfshirë shpërblimet e titullit, mund të përmbushen nga klubi para afatit të qershorit, por bën apel ndaj ndërgjegjes së secilit për të shpëtuar bosët e tyre.

Interi nuk është klubi i vetëm, që po lufton tani. Të premten e kaluar, të gjitha klubet kryesore të Italisë u mblodhën për një takim të “Lega Serie A” dhe, sipas “Tuttosport”, votuan unanimisht për të marrë dy hapa drejt lehtësimit të shqetësimeve të tyre financiare.

Së pari, ato shpresojnë që Federata Italiane e Futbollit (FIGC) do të pranojë të shtyjë afatet e pagesës për katër muajt e fundit të sezonit deri në fund të vitit. Së dyti, ato synojnë të kërkojnë nga Shoqata e Lojtarëve (AIC) të bindë të gjithë anëtarët e saj të heqin dorë nga pagat e dy muajve. Në fund të ditës, lojtarët kanë të drejtë të argumentojnë se problemet financiare të klubeve përkatëse nuk janë faji i tyre, por është e qartë se të gjithë do të duhet të bëjnë një lloj sakrifice në këto kohë sfiduese.

Sa i përket Conte, ai natyrisht nuk është më i kënaqur që skuadra e tij është vendosur në një pozitë kaq të vështirë, duke pasur parasysh “heroizmin” e tyre gjatë këtyre dy sezoneve më stresuese dhe të mbingarkuara. Sidoqoftë, shqetësimi edhe më i madh për trajnerin është ajo që ndodh në “San Siro” këtë verë. Conte dëshironte të takohej me Zhang këtë javë, për të zbuluar se me cilët lojtarë do të ishte në gjendje të nënshkruante kur të hapet merkatoja, jo ata që do të duhej të shiste.

Sipas raporteve të fundit, trajneri i Interit i konsideron të paprekshëm Lukaku, Lautaro, Nicolo Barella, Alessandro Bastoni dhe Achraf Hakimi. Sidoqoftë, Lukaku ka qenë i lidhur me Manchester City, ndërsa agjentët e Lautaro dhe Bastoni tashmë kanë shprehur publikisht shqetësimin dhe pakënaqësinë e tyre për situatën aktuale, gjë që nuk bën mirë. Ndeshja e boksit dhe kombinimi i saj me “Barbecue” nënvizuan edhe një herë se Conte dhe skuadra e tij kanë një lidhje shumë të veçantë. Ajo fuqizoi edhe kauzën e titullit.

Related posts

MPOSHTET NË MIQËSORE/ Kastrioti humb mes polemikave, Ajazi nuk mjafton ndaj arabëve

Delo.autor

Cristiano, Messi… lojtarët që kanë shënuar më shumë gola nga gjuajtjet e lira në 10 vitet e fundit (FOTO)

Q.Autor

RIKTHEHET KOMBËTARJA/ Zbardhet axhenda e përgatitjeve dhe datat e dy përballjeve të para

Delo.autor

Leave a Comment