Futboll La Liga Sport

E BUJSHME/ Gazetari madrilen rrëfen bisedën me lojtarët e Realit përpara dhe pas Barcelona-Bayern (VIDEO)

Edu Aguirre, tifoz i thekur i Real Madrid, mbrëmë në programin “El Chiringuito”, menjëherë pas humbjes poshtëruese të Barcelonas ndaj Bayern Munich, ka zbuluar një prapaskenë që lidhet me Real Madrid dhe futbollistët e tij, duke pasur kontakte direkte përpara dhe pas ndeshjes…

“Po ju them vetëm se Real Madrid pasi fitoi La Liga e dinte që Barcelona do ta mbyllte me zero trofe… Motivi ishte i thjeshtë: sipas disa prej tyre dhe flas për lojtarë me eksperiencë, Bayern Munich do të eliminonte Barcelonan dhe nuk kishte asnjë mundësi që të ndodhte e kundërta. Ishin euforikën pas fitores së Bayern”.

“Do të thoni nga e kishin këtë bindje? Po ju zbuloj një fjali: kur eliminuam Bayern e provuam se çfarë do të thoshte t’i hiqje nga Champions! Djersë të ftohta dhe frikë deri në fund. Duke parë gjendjen e Barcelonas sivjet në kampionat dhe formën e Bayern, nuk kishim fare dyshime”.

“Natyrisht, as ata dhe as ne nuk prisnim 8 gola! Por, ajo ndeshje mund të mbaronte lehtësisht 12-2 dhe e them me sinqeritet këtë gjë… Më ngjalli mëshirë Barcelona dhe Messi!”.

Related posts

D’Ambrosio i shfaq besnikërinë Interit, snobon ofertat

Sadik.Autor

De Rossi zbulon trajnerin që e bëri të punonte ndryshe

Isa.Autor

LIVE/ Barcelona-Valencia, Përfundon pjesa e parë. Miqtë po bëjnë befasinë e madhe (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment