Futboll Sport

Kaluan NATËN ME PROSTITUTA/ PEZULLOHEN RËNDË 4 basketbollisët e kombëtares

Një vit pezullim nga të gjitha aktivitetet sportive. Ka qenë ky vendimi që është marrë për 4 basketbollistët e kombëtares së Japonisë, që u “kapën mat” duke u argëtuar me disa prostituta gjatë kohës që ishin të grumbulluar dhe luanin për vendin e tyre në Lojërat Aziatike. Katër basketbollistët janë Takuma Sato, Nagayoshi Yuga, Takuya Hashimoto dhe Keita Imamura, që kishin shkelur rregullat dhe kishin festuar më shumë seç duhet fitoren ndaj Katarit në këtë event.

Pas ndeshjes, ata paguan 4 prostituta për të kaluar natën me to në një hotel në Xhakarta, në një nga zonat më të përfulura të kryeqytetit indonezian. Lojtarët mbanin të veshur bluzat e kombëtares gjatë kohës që ishin larguar nga Fshati Olimpik. Reagimi i Federatës Japoneze të Basketbollit ka qenë i rëndë, ata u përjashtuan menjëherë nga eventi që po zhvillohet në Xhakarta dhe më pas u pezulluan një vit nga të gjitha aktivitetet sportive.

“Ata njollosën nderin dhe besimin e botës sportive në Japoni”, tha Yuko Mitsuya, presidenti i Federatës Japoneze të Basketbollit, ndërkohë që të 4 basketbollistët kërkuan falje për incidentin e ndodhur. Ata u përkulën para mediave, por edhe ky gjest nuk mjaftoi për t’i falur. Gjithsesi, ata do të kenë mundësi të stërviten me skuadrat e tyre gjatë kësaj periudhe që nuk do të luajnë.

Related posts

PARA NDESHJES CHAMPIONS/ Mesfushori Barella: Me Conten jam rritur shumë, herët a vonë…

Delo.autor

65 milionë euro për 12 gola, Milan mendon të bëjë revolucion

Q.Autor

STATISTIKAT HISTORIKE TË SUPER SFIDËS/ Bayern Munich-Dortmund, 327 gola në 103 klasike

Delo.autor

Leave a Comment