Futboll Sport

EUROPA LEAGUE/ Sevilla eliminon “Djajtë e Kuq” me përmbysje dhe shkojnë në finale

Në qoftë se ka një skuadër eksperte në Ligën e Europës, dekadën e fundit, ajo është padyshim Sevija, e cila ka fituar plot 5 trofe të tillë. Skuadra e Lopeteguit, ka mposhtur mbrëmjen e sotme Mançester Junajtid në gjysmëfinale, duke siguruar një biletë për në finalen e madhe të 21 gushtit, pas 4 sezonesh mungesë.

Spanjollët e panë veten në disavantazh në minutën e 9-të, kur Bruno Fernandez kaloi në avantazh anglezët nga pika e bardhë. Për të vendosur baraspeshën mendoi Suso, i cili në minutën e 26-të gjeti rrugën e rrjetës.

Sevija5

Kur të gjithë prisnin që Junajtid të shënonte golin e dytë, ishte Luk De Jong ai që i shtangu të gjithë më minutën e 78-të, duke i siguruar kualifikimin andaluzianëve.

Related posts

ENDE SEZONI NUK KA RINISUR/ Ja fanella e Real Madrid për edicionin 2020-2021 (FOTO)

Delo.autor

LAÇI-SKËNDERBEU/ Trajneri Starova kërkon pikët e para të sezonit (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Hernan Crespo: Ja arsyet përse Messi e meriton ta fitojë Botërorin Rusi 2018!

Sadik.Autor

Leave a Comment