Futboll Premier League Sport

“NUK MUND TË BËSH GABIME SI STERLING”/ Guardiola premton: Një ditë do ta prishim…

Edhe një herë tjetër, Mançester Siti i Pep Guardiolës ndalet në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve. Vitin e shkuar me Barcelonën, dy vite më parë me Liverpulin, në 2017-ën nga një tjetër ekip francez, Monako. Duket një mallkim për trajnerin katalanas, por ai beson se një ditë do ta prishë atë.

“Një ditë do arrijmë që ta prishim magjinë. Në 20-25 minutat e para nuk arritëm të gjejmë ritëm dhe rrjedhshmëri. Pastaj u përmirësuam. Në pjesën e dytë akoma më shumë, por duhet të jesh perfekt në këtë kompeticion dhe ne nuk ishim të tillë.

Nuk dua të flas për VAR-in (i referohet rastit të golit të dytë të Lionit, për një faull ndaj Ajmerik Laport në aksion), duket sikur kërkojmë justifikime. Jemi jashtë. Në fund, ajo që bëmë nuk mjaftoi për t’u kualifikuar. Paguam gabimet në zonë në momentet kyçe.

U përpoqëm që të mbulojmë pikat tona të dobëta në raport me pikat e tyre të forta. Kur u zhbllokuam dhe gjetëm hapësirë për të sulmuar, u përmirësuam. Krijuam raste, shënuam një gol të bukur, por dy ua lamë atyre… Gabimi i Sterlingut është fotoja e kësaj kupe: duhet të barazosh, shko në shtesë, por mos bëj gabime të tilla. Në fund i paguan.guardiola.manchester.city.2019.20.indica.750x450

Dhe kështu jemi eliminuar sërish. Tani është një zhgënjim i fortë, por do të provojmë sërish. Për atë që kemi bërë gjatë viteve të fundit do e kishim merituar gjysmëfinalen”, deklaroi pas ndeshjes trajneri i Sitit.

Related posts

JUVENTUSI “ME KOSTO ZERO”/ Ja ylli i Premier League që synon tani

Delo.autor

“ISHTE TEST I VËSHTIRË”/ Spalletti: U ndodh të gjithëve, por mbase më shumë i ndodh Inter-it

F.autor

LOJTARËT NUK PËRMBAHEN/ Sherr masiv mes dy skuadrave. “Kërcet” grushti dhe shqelmat (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment