Futboll Shqipëri Sport

KLUBI AKTUAL I VONON RINOVIMIN/ Mesfushori i Kombëtares shqiptare i “shkel syrin”… AEK-ut

Ermir Lenjani është një prej futbollistëve të lirë. Mesfushori, i cili këtë sezon i ka bërë të tri rolet në linjën e majtë, mbrojtës, mesfushor dhe sulmues anësor, nuk ka marrë ende njoftime rinovimi nga drejtuesit e klubit helvet.

ermir-lenjani-albania_5iefmvxk3l531d1ewzcrdmx50-1536x864

Situata e vështirë e kësaj periudhe ka bërë që te Sion të mendojnë për reduktimin e shpenzimeve, e kësisoj, shumë prej lojtarëve që e mbyllin këtë sezon do të tentohen që të mbahen me kushte më të ulëta ekonomike.

Së fundmi, është “France Football” që ka bërë me dije se skuadra e AEK Athinës ka shprehur interes për shërbimet e shqiptarit dhe po merr në konsideratë mundësinë e transferimit të tij në elitën e futbollit grek. AEK e përfundoi sezonin në vend të tretë, duke siguruar pjesëmarrjen në turnetë kualifikues të Europa Ligës.

Related posts

BARCELONA-SEVILLA/ “Kupa e Mbretit”: “Katalanasit” kërkojnë hakmarrjen për të kaluar në gjysmëfinale (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Përfundon telenovela! Ja ku do të transferohet sulmuesi brazilian Talisca

Sadik.Autor

Cassano: Te Reali haja si qen dhe bëja një jetë m…!

Q.Autor

Leave a Comment