Futboll La Liga Sport

KAPITULLIMI NË “BERNABEU”/ Kaos total tek Real Madridi, ja ylli i ekipit që braktisi ekipin para ndeshjes

Isco Alarcón dhe Mariano ishin dy lojtarët, që trajneri Santiago Solari i la jashtë skuadrës së tij për ballafaqimin me Ajax, të martën mbrëma, në “Santiago Bernabeu”. Ata vendosën të sistemohen në “Valdebebas”, një natë para sfidës undër holandezëve. Ata e përjetuan vendimin përjashtues të trajnerit në mënyra shumë të ndryshme.

Ndërsa sulmuesi i majtë i të bardhëve hipi në autobus me skuadrën dhe udhëtoi drejt “Santiago Bernabeu”, edhe pse në rolin e spektatorit, ish-ylli i Malaga-s preferoi të qëndrojë në kompleksin e ekipit. Isco u pa më vonë duke u larguar nga “Valdebebas” me makinë, drejt një destinacioni të panjohur.

Ndërkombëtari spanjoll nuk u ndie mirë që mbeti jashtë 18-shes së të përzgjedhurve për ndeshjen dhe vendosi të largohet me mjetin e vet. Nuk ka shumë logjikë në këtë veprim të Solarit, sepse Isco luajti 15 minuta kundër Barcelonës, ndaj duhej të ishte në mesin e të grumbulluarve për përplasjen me Ajax.

Zemërimi e bëri atë të mos udhëtojë me ekipin drejt stadiumit, as të jetë aty, pavarësisht se Real Madridi luajti gjithçka për gjithçka dhe i humbi të tëra. Ai nuk u pa në dhomën e zhveshjes së të bardhëve, as para dhe as pas disfatës turpëruese 4-1.

Related posts

PËSOI ELEMINIMIN NË CHAMPIONS/ UEFA akuzon Neymar për fyerjet në rrjetet sociale, ja masat

Delo.autor

Gjoba për “shqiponjat”, 27 mijë dollarë për një ditë!

Isa.Autor

Pejic “ende në linjë” me Kastriotin, klubi gjen zgjidhjen për stadiumin

Isa.Autor

Leave a Comment