Futboll Ligue 1 Sport

“PAS DËMTIMIT, KAM QARË TËRË NATËN”/ Mbappé: Unë dhe Neymar e kuptuam se…

Kylian Mbappé duket “top”, e ka lënë pas dëmtimin dhe mezi pret të luajë finalen e Champions-it. Sulmuesi i PSG është duke shijuar për momentin fitoren kundër Leipzig, në pritje të mësojë kundërshtarin e radhës mes Lyon dhe Bayern Munich. Ylli francez komentoi jo vetëm suksesin kundër gjermanëve, por edhe momentet që përjetoi pas dëmtimit të kyçit të këmbës, që mund t’i kushtonte atij fazën finale të Ligës së Kampionëve:

Jemi shumë të lumtur që jemi në finale. Sinqerisht, pas dëmtimit kundër Saint-Etienne mendova se kisha mbaruar. Thashë se mbaroi sezoni për mua. Kam qarë gjithë natën, por u përpoqa të mos dukesha i dobët para të tjerëve. Tani mendoj vetëm për të dielën. Dua të fitoj Champions-in. Cilin dua në finale, midis Lyon dhe Bayern Munich? Unë do të doja Lyon, sepse është ekip francez. Do të ishte një ngjarje e veçantë për kombin tonë. Nëse kualifikohet Bayern Munich, do të jetë mire, sidoqoftë. Do të jetë një ndeshje e vështirë”.

Në fund foli edhe mbi përmirësimet si ekip dhe personalisht: “Unë dhe Neymar jemi përmirësuar. Kuptuam që për të fituar kemi nevojë për shokët e skuadrës. Kjo është mënyra e vetme për të ecur përpara në këto gara. Nuk kemi pse të përqendrohemi vetëm te vetja”.

Related posts

MERKATOJA E JANARIT/ Chelsea sfidon Bayern për yllin e Barcelonës, ja çfarë po tundon lojtarin

Delo.autor

“NËSE NA THONË QË TË MOS FESTOJMË PAS GOLAVE, NE NUK…”/ Ancelotti bën batuta pikante me rregullat e COVID-19

Delo.autor

SFIDA NDAJ HUNGARISË/ Sulmuesi Uzuni: Shqiptarët s’dorëzohen, sa keq që luhet pa tifozë

Delo.autor

Leave a Comment