Futboll Kategoria Superiore Sport

NDESHJA NË EUROPA LEAGUE/ Dalin përgjigjet e testeve të Koronavirusit për Teutën

Skuadra e Teutës ka rezultuar e gjitha negativ pas testeve të bëra për Koronavirus. Ky lajm i mirë vjen pas testeve të kryera nga lojtarët, stafi teknik dhe pjestarët e delegacionit që do të jenë të pranishëm për ndeshjen me Beitar në Europa Ligë.

Një lehtësim ky për skuadrën durrsake, që do të rikthehet në fundjavë në Durrës për ndeshen e raundit të parë kualifikues në Europa Ligë, më 27 gusht ndaj izraelitëve të Beitar Jeruzalem në 16:30.

Tani trajneri Martini do të fillojë të përgatisë ndeshjen e Ligës së Europës, ku do të tentohet kualifikimi.

Njoftimi i klubit:

KF Teuta ka marrë përgjigjet e tamponëve të kryer ditën e martë për Covid-19. Të gjithë futbollistët dhe stafi teknik kanë rezultuar negativ. Skuadra do të kthehet në Durrës të dielën nga Puka, ku po përgatitet për ndeshjen e UEFA Europa League kundër Beitar Jerusalem FC, që do të zhvillohet të enjten dt, 27.08.2020 në orën 16:30 në stadiumin “Niko Dovana”.

Related posts

“PORTIERI I DËSHTUAR”/ Gafa fatale? Shikoni pritjen e MREKULLUESHME të vitit nga Karius (VIDEO)

Isa.Autor

MË I KËRKUARI TEK MILANI/ Theo: Zhgënjimi është i jashtëzakonshëm

F.autor

ÇUDITË E KOMBËTQARES PAS LISTËS/ Lojtarë që nuk luajnë, 9 mbrojtës për Andorrën dhe injorohet Superiorja

Delo.autor

Leave a Comment