Futboll Seria A Sport

INTER MENDON TË ARDHMEN/ Ja tre kërkesat e Contes për sezonin e ardhshëm

Me një finale të Europa League akoma për t’u luajtur dhe, nëse është e mundur, për t’u fituar, Inter-i po mendon edhe për të ardhmen dhe goditjet në merkato për sezonin e ardhshëm.

Antonio Conte duket se i ka shprehur preferencat e tija për blerjet që do për sezonin 2020/21. Janë të paktën tre objektivat që nuk duhen humbur.

Sipas Corriere dello Sport, përveç Hakimit të zyrtarizuar kohë më parë, Conte ka shprehur dëshira të tjera. Emri i parë është ai i Sandro Tonali-t, me zikaltrit që kanë arritur tashmë një marrëveshje me lojtarin e Brescia-s: 3.5 milionë euro, plus bonuse, për pesë vitet e ardhshëm.

Emri i dytë është ai i N’Golo Kante i Chelsea-t. Francezi, bashkë me Ndombele, është ëndrra e vërtetë e merkatos zikaltër. Kostot e këtyre operacioneve janë të larta, por dëshirat e trajnerit mund të plotësohen në rast të një triumfi në Europa League.

Emri i tretë është ai i Emerson Palmieri. Conte e njeh shumë mirë ish-Roma-n, duke parë se ka punuar me të në kohën e Chelsea-t. Në këtë rast duhet gjetur marrëveshja me Blutë, që e konsiderojnë lojtarin një element me vlerë të skuadrës.

Related posts

TIRANA-FLAMURTARI/ Muçi zhbllokon sfidën për “bardheblutë” me 11-metërsh (VIDEO)

Delo.autor

Zidane: Ronaldo si Di Stefano, kualifikimi ende i hapur

Sadik.Autor

U LARGUA ME URGJENCË NGA STËRVITJA/ Zidanes i vdes pjesëtari i familjes

F.autor

Leave a Comment