Futboll Sport

CHAMPIONS/ Bayern kthehet në finale pas 7 vitesh! Likuidon hirushen e bukur Lyon

Mision thuajse i përmbushur! Bayern Munich shkon në finalen e Champions League dhe eliminon surprizën e bukur Lyon, që megjithatë del me kokën lart nga një kompeticion ku ranë “koka big” (Real, Manchester City, Barcelona, Juventus).

Skuadra e Rudi Garcia u likuidua 3-0 nga djemtë e Hansi Flick, që do të gjejnë në finalen e madhe të Lisbonës PSG e Mbappe dhe Neymar, por megjithatë sulmuan dhe provuan të frikësonin gjermanët.

Pas një pjese të parë në ekuilibër total, ku madje në minutat e para Lyon i futi të dridhurat Bayern, me disa raste radhazi, Gnabry do të shpikte një gol të pamundur, duke dyfishuar më pas…

Leëandoëski nuk u duk në ditën e tij më të mirë, duke shpërdoruar, teksa personazhi negativ i mbrëmjes franceze ishte Ekambi, me një shtyllë dhe një rast që në 45’ e dyta mund të hapte ndeshjen.

Në fund, polaku i Bayern realizoi edhe 3-0, duke shënuar me kokë, specialiteti i tij!

Related posts

ËSHTË MË I MIRI NË BOTË SIPAS MARADONËS/ Ylli i Seria A injorohet nga një kontinent i tërë

Isa.Autor

KORONAVIRUSI/ Messi dhe bashkëlojtarët e tij marrin vetëm 30% të pagës gjatë krizës

Delo.autor

UEFA MERR VENDIMIN/ Ja ultimatumi dhe data për stadiumet me publik për “Euro 2020″…

Delo.autor

Leave a Comment